14:25 / E Diele, 21 Prill 2024 / Gj. Sh

Për Erden Atiqin s’është sot ditë e zgjedhjeve, është ditë pushimi

Sot në veri të Kosovës po mbahen zgjedhjet për të votuar për shkarkimin ose jo të kryetarëve aktual në 4 komunat veriore.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, ditën e sotme nuk ka dal në komunë e as nuk ka shfrytëzuar të drejtën e votës.

Deri më tani ka një interesim të vogël të qytetarëve për të votuar. /IndeksOnline/