19:18 / E Martë, 07 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Për flokë dhe thonj të shëndetshëm, hani këto ushqime

Ekspertët besojnë se konsumimi i sasive më të mëdha të biotinit mund të jetë sekreti për flokë dhe thonj më të shëndetshëm.

Ky kompleks i vitaminave B, dikur i njohur si vitamina H apo koenzima R, shpeshherë përdoret si tretman për thonjtë e brishtë dhe flokët e dobëta, e veçanërisht gjatë shtatzënisë, transmeton Telegrafi.

Aftësia e kësaj vitamine për të stimuluar qeliza të reja dhe për ta shpejtuar procesin e rritjes së flokëve dhe thonjve e bën biotinin produkt të preferuar të salloneve të bukurisë.

Por, ndonëse kjo vitaminë mund të merret edhe si hap, më mirë është ta merrni përmes ushqimeve të ndryshme.

Disa nga ushqimet të cilat përmbajnë biotin, janë:

– Bajamet

– Patatet e ëmbla

– Vezët

– Qepët

– Domatet

– Karotat.