17:00 / E Shtunë, 18 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për gjashtë muaj vidhen 99 vetura në Kosovë

Këto ditë janë raportuar goxha vetura të vjedhura nëpër Komuna të ndryshme të Kosovës. Disa prej oborrit të shtëpisë, nga autolarja e edhe nga parking, janë disa rasteve që iu kanë ndodhur qytetarëve.

Një rasti kur vetura i është vjedhur nga oborri është me 12 gusht në Suharekë.  “Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se gjatë natës në oborrin e shtëpisë së tij nga personi-a te panjohur i është vjedhur vetura me targa vendore. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore, te cilat janë ne kërkim te veturës”, thuhet në një njoftim të Policisë.

Vetëm gjatë vitit të kaluar 223 vetura janë vjedhur. Mirëpo, për dallim nga viti i kaluar, këtë vit ka rënë numri i rasteve të tilla.

Në një përgjigje për Indeksonline, zyra për media e Policisë ka bërë të ditur se nga janari deri në qershor të këtij vitit si vetura të vjedhura figurojnë 99 sosh.

“Duke ju referuar te dhënave ne Sistemin Informativ te Policisë se Kosovës, ne vijim keni numrin e motoçikletave/veturave/Traktorëve etj. te cilat janë raportuar si te vjedhura për vitet 2017 – 2018: Viti 2017- 223 figurojnë si të vjedhura, Viti 2018 (Janar – Qershor) – 99 figurojnë si të vjedhura”, thuhet në përgjigjën e tyre.

Policia thotë se falë angazhimeve të tyre, numri i vjedhjeve të automjeteve deri më tani ka shënuar rënie./Indeksonline/