“Për hatër të jaranisë”, Ministria e Infrastrukturës nxori fituese kompanitë që në tender kishin çmim më të lartë për 200 mijë euro

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, për tenderin “Rehabilitimi i rrugës rajonale R1605 Vushtrri-Skenderaj” , s’e përfilli Organin Shqyrtues të Prokurimit.
MMPHI-ja e dëmtoi buxhetin për 200 mijë euro, duke marrë vendim për të shpërblyer grupin e operatorëve ekonomikë që deshi vet, shkruan IndeksOnline.
Rekomandimi i OSHP-së ishte që kontrata t’u jipej operatorëve ekonomikë “Benita Company”, “Fortesa” dhe “Saba Belca”, që kishin ofruar çmimin më të lirë 1 milion e 199 mijë euro.
Por, MMPHI-ja i shpërbleu me kontratë grupin e operatorëve ekonomikë “Asfalt Corp” dhe “El-Bau SHPK” me ofertën më të lartë që pati: 1 milion e 394 mijë euro.
Të njëjtit, sipas burimeve të IndeksOnline, janë të afërt me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Dokumenti i plotë i OSHP-së:
