11:57 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Për të 3 herë dërgohen dosje në OVL të UÇK-së, përmenden figura të ndryshme dhe ngritje aktakuzash

OVL e UÇK-së ka treguar se janë dërguar përsëri dosje të Gjykatën Speciale.

Kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura.

“Kanë ardhur dosje të tjera. Janë dosje të dala nga Gjykata Speciale. Ka figura të ndryshme, emra të ndryshëm. Nuk po e dimë kush po i sjell. Arsyeja që kanë ardhur te na ne nuk e dimë. Por kjo gjykatë ka vërtetu me Prokurorinë e Serbisë. Ka emra të figurave të ndryshme. Flitet për ngritjen e aktakuzave”, është shprehur ai. /Indeksonline/