10:40 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Mbyllet për herë të dytë në histori, Xhamia Al-Aqsa, vendi i tretë më i shenjtë islamik në botë

Vendi i tretë më i shenjtë islamik në botë, Xhamia Al-Asqa në Jerusalem, do të mbyllet nga e premtja për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19.

Sipas raportimeve të fundit, autoritetet mbajtën një takim urgjent me zyrtarë shëndetësorë, duke pasur parasysh se numri i rasteve të koronavirusit po rriten si në Izrael ashtu edhe në territoret palestineze.

Al-Aksa do të qëndrojë mbyllur tri javë, transmeton Indeksonline.

Kjo është hera e dytë që Vakëfi vendos të mbyllë xhaminë që kur Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor “në luftën gjashtë ditore”, më 1967.

Deri tani thuajse 167 mijë raste të COVIDIT-19 janë konfirmuar në Izrael dhe 1 mijë e 147 persona kanë vdekur si pasojë e infeksonit./Indeksonline/