17:56 / E Enjte, 10 Tetor 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë këtyre grave i’u lejohet të shikojnë futboll

Mijëra gra iraniane me flamur në duar brohëritën brenda një stadiumi në Teheran të enjten, ndërsa shikuan ndeshjen e parë të futbollit FIFA, të cilave nuk u ishte lejuar ta ndiqnin me dekada.

Irani ndau vetëm 4,000 bileta për gratë në një stadium ku ulen rreth 80,000 njerëz, duke i mbajtur ata të ndarë nga burrat dhe nën mbrojtjen e oficerëve të policisë femra, shkruan Indeksonline.

“Jemi aq të lumtur që më në fund patëm mundësinë të shkonim në stadium. Është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, tha Zahra Pashaei, një infermiere 29-vjeçare që ka shikuar vetëm futboll nga televizioni.

Vendimi për t’i lejuar gratë iraniane brenda në stadium erdhi këtë të enjte si pjesë e presionit të fortë nga FIFA , organi botëror që rregullon këtë sport. Irani u përball me një ndalim të mundshëm nëse nuk i lejonte gratë në ndeshje./Indeksonline/