23:14 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Për herë të parë në histori, Milan-Inter me këtë kuriozitet

“Derby della Madonnina” do të luhet për herë të parë me pronar jo italian. Dy skuadrat e famshme, Milan e Inter takohen pas 109 vitesh me pronarë të huaj në ndeshjen e nesërme.

Milan është në pronësi të kompanisë amerikane “Elliott”, që e morën nga biznesmeni kinez, Yonghong Li në muajin korrik.

Ndërkaq, Interi mbetet nën udhëheqjen e gjigantit kinez “Suning Holdings Group” që e bleu klubin në vitin 2016.

Interesant është edhe se ndeshja e nesëmre kap një shifër të rrallë, atë të 222 ndeshjeve mes tyre./Indeksonline/

Temat: