15:54 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Për herë të parë, numri i njerëzve mbi 100-vjeç ka shkuar në 80.000 në Japoni

Numri i njerëzve të moshës mbi 100-vjeçare në Japoni për herë të parë ka shkuar në mbi 80.000.

Lajmin e ka bërë të ditur ministria e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies, e cila përditësoi të dhënat e personave mbi moshën njëqind vjeç në vend bazuar në të dhënat e regjistrimit të popullsisë.

Sipas ministrisë, ky numër, duke u rritur për 9.176, ka arritur në 80.450. Të dhënat tashmë 50 vite kanë shënuar një rritje të vazhdueshme, ndërsa gratë me 88% përbëjnë pjesën më të madhe.

Pjesa më e madhe e personave mbi 100 vjeç janë në prefekturën Shimane në perëndim, ndjekur nga Koçi dhe Tottori.