20:26 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë pas 50 viteve, Interi ka këtë start fantastik

Interi i Antonio Conte po përjeton një fillim fantastik në fushatën e Serisë A.

Nerazzurri ka fituar të gjitha 6 ndeshjet e tyre, me triumfin e fundit që erdhi sot kundër Sampdoria te Ferraris, shkruan Indeksonline.

Kjo është hera e parë që nga sezoni 1966/67 që klubi e ka arritur këtë.

Krejt kjo formë e mirë, pa dyshim se i atribuohet trajnerit Antonio Conte, i cili ka bërë revolucion në klubin zikaltër që nga ardhja e tij./Indeksonline/