08:24 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

Për herë të parë shkencëtarët rrisin enët e gjakut

Shkencëtarët kanë arritur që për herë të parë në laborator të rrisin enët e gjakut.

Zbulimi mund të ketë efekt dramatik duke shkaktuar një numër problemesh të enëve të gjakut, duke përfshirë diabetin, shkruan ‘Daily Mail’, transmeton Indeksonline.

Kjo do t’i lejojë kërkuesit të studiojnë dhe testojnë medikamente të reja shumë më lehtë.

Çdo organ i vetëm në trupin tonë lidhet me sistemin e qarkullimit të gjakut. 

Ky zbulim do t’i lejojë hulumtuesit të zbulojnë shkaqet dhe trajtimet për një sërë sëmundjesh të enëve të gjakut, sëmundjes Alzheimer, sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit dhe natyrisht diabetit.

Studiuesit thonë se gjetjet mund t’i lejojnë ata të identifikojnë shkaqet themelore të sëmundjes vaskulare, dhe potencialisht të zhvillojnë dhe testojnë trajtime të reja për pacientët me diabet./Indeksonline/