16:22 / E Shtunë, 03 Korrik 2021 / Blerim

Për herë të tretë radhazi, Verstappen në ‘pole position’

Max Verstappen nuk ka ndërmend të ndalet.

Piloti holandez i Red Bull ka siguruar pole position-in e radhës dhe do të niset nga vendi i parë nesër në Çmimin e Madh të Austrisë.

Pas tij do të jetë surpriza Lando Norris (McLaren), i ndjekur nga Sergio Perez (Red Bull).

Vend i katërt për Lewis Hamilton me Merceds-in e tij. Zhgënjejnë edhe Ferrari-t, që kanë përfunduar jashtë Top 10.