14:24 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / AR

Për ju që keni kaluar Covid-19; A duhet të bëni vaksinën dhe sa doza do ju nevojiten

Nuk është ende e qartë për ata që kanë kaluar Covidin-19 nëse do t’i duhet një dozë vaksine apo më shumë. Në vende të ndryshme në botë ky vendim ka qënë jo i njëjtë.

Në Francë është vendosur që personave që kanë kaluar Covidin-19 t’i jepet vetëm 1 dozë. Po ashtu, edhe studimet në Amerikë kanë treguar se ata që kanë kaluar Covidin dhe marrin një dozë të vaksinës, krijojnë 10-fish më shumë antitrupa sesa ata që nuk e kanë kaluar Covidin dhe marrin të dyja dozat.

Në një intervistë Brataj ka shpjeguar se si do të funksionojë në vendin tonë.

“Normale, që do të shihen dhe do të mbahen të gjithë ata skenarë. Kuptohet që nëse shumë vende të tjera evropiane do e bëjnë një gjë të tillë, ne do shohim situatën”.

Ky vendim nuk është ende konfirmuar, por çdo gjë do të vendoset në kohën e duhur.