01:20 / E Martë, 14 Janar 2020 / indeksADMonline

Për këmbë të buta dhe pa kallo, ja çfarë të përdorni!

Ekzistojnë edhe scrube të gatshme që mund t’i blini, por një scrub i bërë në shtëpi me produkte natyrale është shumë herë më efikas.

Për përgatitjen e këtij scrubi nevojiten 3 lugë kafe, 1 lugë sheqer dhe 3 lugë vaj ulliri. Jemi të sigurt se të gjithë i keni në shtëpitë tuaja këto produkte. Fillimisht hidhni në një tas kafen, sheqerin dhe vajin, dhe më pas përziejini mirë derisa të krijohet një masë e njëtrajtshme. Ky scrub këshillohet të përdoret gjatë larjes në dush, ku fillimisht aplikojeni për 10 minuta tek pjesa e këmbëve(tek thembrat dhe gjunjët) duke vazhduar më pas në gjithë pjesën e këmbëve. Mund ta përdorni 2 herë në javë.

Do të shikoni se rezultati do të jetë vërtet i mrekullueshëm: këmbë të buta, të hidratuara dhe të bukura./ Shendeti.com.al