11:04 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për këngët patriotike që përjetësuan UÇK-në, Ilir Shaqiri dekorohet nga Thaçi

Pas Sabri Fejzullahut, presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka dekorkuar me medalje edhe Ilir Shaqirin.

Këtë e ka bërë të ditur Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook.

“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike!”, shkruhet në postimin e tij.

Për dekorimin e Shaqirit, Indeksonline raportoi pak orë më parë./Indeksonline/