12:19 / E Enjte, 11 Mars 2021 / AR

Për një ditë, 65 aksidente trafiku, 22 me të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 65 aksidente trafiku, shkruan Indeksonline.

43 prej tyre ishin vetëm me dëme materiale ndërsa nga 22 aksidente trafiku pati edhe të lënduar.

Kështu konfirmon Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Ndryshe, gjatë kësaj periudhe kohore PK-ja shqiptoi 1335 tiketa trafiku ndërsa 388 tiketa për shkelësit e masave kundër Covid-19.