11:24 / E Shtunë, 07 Gusht 2021 / B O

Për një ditë pushim, qytetarët mbushin Batllavën me mbeturina

Pamja piktoreske e liqenit të Batllavës ka humbur madhështinë nga mbeturinat rreth e përqark, të hedhura pa kontroll nga vizitorët e shumtë, që vërshojnë sidomos të shtunave dhe të dielave.

Edhe pse natyra krijoi një vend të mrekullueshëm si ky, faktori njeri pamëshirshëm po e shkatërron atë dita ditës.

Pamjet që shohim përreth liqenit të Batllavës krijojnë përshtypjen e një deponie mbeturinash.