09:48 / E Premte, 31 Maj 2019 / indeksADMonline

Për një javë, 511 fëmijë kërkojnë ndihmë në Pediatri

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se 511 fëmijë kanë kërkuan ndihmë mjekësore në Emergjencën Pediatrike, për një javë.

Fëmijët që kërkuan ndihmë në Emergjencën Pediatrike në QKUK, kërkuan ndihmë si pasojë e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.

Sipas raportit javor të Klinikës së Pediatrisë, për një javë në ambulancat specialistike ka pasur 380 vizita mjekësore të fëmijëve.

Ndërkaq për gjatë javës në këtë klinikë janë pranuar 96 raste, për trajtim të mëtejmë. /Indeksonline/