75 Mall Live Search
12:09 / E Hënë, 23 Mars 2026 / Z S

Për një javë sekuestrohen gjashtë armë zjarri në Prishtinë

Gjashtë armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, janë sekuestruar gjatë një javë në rajonin e Prishtinës.

Gjithashtu, Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore, në lokacione të ndryshme dhe aksione të ndara, janë realizuar  162 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 40 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

“Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”, thuhet në njoftimin e Policisë për rajonin e Prishtinës. .

Ndërkaq, sa i përket aktiviteteve policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor, policia ka njoftuar se në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3780 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 527 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil.