14:24 / E Enjte, 28 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për një muaj në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, janë ngritur 147 aktakuza

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit shkurt 2019, janë ngritur 147 aktakuza kundër 172 personave, për vepra të ndryshme penale nga Kodi i Republikës së Kosovës.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, gjatë kësaj periudhe janë ngritur 7(shtatë) aktakuza kundër          8 (tetë) personave, gjithashtu i njëjti Departament ka bërë 2(dy) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur 140 (njëqindedyzet) aktakuza kundër            164 (njëqindegjashtëdhjetekatër) të pandehurve, po ashtu ka bërë 4 (katër)kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, ngritjes së efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.