08:52 / E Enjte, 14 Mars 2019 / indeksADMonline

Për një muaj, në Spitalin e Pejës kërkuan ndihmë rreth 17 mijë pacientë

Spitali i Përgjithshëm i  Pejës ka bërë të ditur se vetëm gjatë muajit shkurt të këtij viti, aty kanë kërkuar ndihmë mjekësore 16,829 pacientë.

Prej tyre, 11,529 pacientë të vizituar kanë qenë nga Komuna e Pejës, 2,079 nga Komuna e Istogut, 1,602 nga Komuna e Deçanit dhe Junikut, dhe 1,364 nga Komuna e Klinës.

Sa i përket numrit të të shtrirëve kanë qenë 1,197 pacientë, transmeton Indeksonline.

6,643 pacientë kanë kryer analiza, ndërsa 258 operime janë kryer gjatë muajit shkurtit, 179 persona kanë dhuruar 82,450 ml gjak, 65 djem dhe 58 vajza kanë lindur gjatë këtij muaji, ndërsa numri i të vdekurve ka qenë 22.

Sipas reparteve numri i të vizituarve gjatë muajit shkurt ka qenë si në vijim:

Nr. Ambulanca specialistike – kabineti Gjithsej vizita mjekësore

1 Kirurgjia e përgjithshme 278
2 Kirurgjia e fëmijëve 
3 Kirurgjia maxilofaciale 
4 Ambul spec. e Ortopedisë 572
5 Ambul spec. e Urologjisë 484
6 Ambul spec. e Fiziatrisë 218
7 Ambul spec. e ORL-së 535
8 Ambul spec. e Oftalmologjisë 134
9 Emergjenca 4222
Gjithsej depart. I degëve kirurgjike 6443
10 Ambul spec. e Internos 628
11 Ambul spec. e Kardiologjisë 
12 Ambul spec. e Gastroskopisë 41
13 Ambul spec. e Nefrologjisë 
14 Ambul spec. e Reumatologjisë 
15 Ambul spec. e Pulmologjisë 307
16 Ambul spec. e Neurologjië 389
17 Ambul spec. e Psikiatrisë 224
18 Ambul spec. e Dematovenerologjisë 425
19 Ambul spec. e Infektives 521
Gjithsej depart. I degëve internistike 2535
20 Ambul spec. e Gjinekologjisë 388
21 Ambul spec. e Akusherisë 
22 Ambul spec. e Pediatrisë 1256
23 Ambul spec. e Neonatalogjisë 110
Gjithsej depart. i nënës dhe fëmijës 1754
24 Ro Kabineti 2023
25 Kabineti I EKG 253
26 EHO – Kardiografia 159
27 EHO – Gjinekologjia 738
28 EHO – të tjera 1299
29 Kolonoskopia 21
30 Ergometria 99
31 Spirometria 13
32 EMG 
33 EEG 25
34 CT-a 437
35 Koronarografia 
36 Hemodijaliza 1030
Gjithsej Kabinetet 6097
Totali 16829. /Indeksonline/