11:32 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Për një vit, te Avokati i Popullit u bënë 1774 ankesa

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka prezantuar sot punën që ky institucion ka bërë gjatë vitit 2017.

Sipas të dhënave, në vitin 2017 te Avokati i Popullit janë paraqitur 1774 ankesa me 3144 persona të përfshirë në to, shkruan Indeksonline.

Tutje AP ka bërë të ditur se ka shpallur të papranueshme 925 ankesa, për hetim nga këto ankesa janë hapur 819 raste, derisa 61 raste janë hapur sipas detyrrës zyrtare.

Nga autoritetet që kanë bërë ankesa te Avokati i Popullit prijnë Gjykatat me 26%, pastaj vijnë ministritë më 25%, persona privat 5%, policia 4%, Prokuroritë shtetërore me 3%, ndërmarrjet publike dhe kompanitë private me nga 3%, AKP 2% dhe 13 janë të tjera.

Ndërsa autoritetet përgjegjëse të rasteve të hetuara prin gjykatat më 30%, pastaj ministritë, komunat etj. /Indeksonline/