08:06 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019

Për një vjeshtë ‘fashion’, ju njohim me rregullat bazë të stilit për vitin 2019

Ditët e freskëta të vjeshës po afrohen, por edhe pse temperaturat e larta nuk janë shumë koherente me stinën, moda vjeshtë-dimër, po.

Mes printeve të kafshëve (animalier), peliçeve e aksesorëve, revista Elle Italia sjell disa frymëzime për të bërë shopping-un e stinës. Ja disa ide për të projektuar gardërobën tuaj të stinës së ftohtë.



Këto printe nuk dalin kurrë nga moda dhe i japin një dozë të shtuar stili çdo look-u. Pjesa më e bukur? Është e thjeshtë t’i veshësh dhe kombinosh me të gjitha veshjet në gardërobë. Një fustan i shkurtër me printin e lëkurës së tigrit kombinohet në mënyrë perfekte me një xhaketë xhins dhe një çantë leopard do t’i jepte një dozë energjie shtesë pjesës tjetër. Gjithashtu, nëse zgjidhni të visheni me të zeza nga koka tek këmbët, një detaj i printit të kafhsëve (çorape, apo çantë) i jep një dozë trendy look-ut.

Dashurohuni me logot


Sezonet e fundit, bota e modës ka përqafuar maninë e logove dhe ne i adhurojmë sepse risjellin frymën e viteve ’90.  Por si mund të vishen në jetën e përditshme pa rënë në territorin e një ‘viktime të modës’? Si fillim, zgjidhni një çantë me logo, me një siluhetë klasike. Edhe nëse zgjidhni një kombinim për në zyrë apo një fustan mbrëmjeje, një çantë e tillë do ta bëjë shumë aktual look-un tuaj.

Mos lini pas dore veshjet ‘pasaportë’

Veshjet në tendencë janë gjithmonë joshëse, por mos harroni ato ‘pasaportë’ të cilat kombinohen me gjithçka. Xhaketa e lëkurës është gjithnjë perfekte, një pulovër e butë dhe një palë xhinse: këto veshje  universale e bëjnë shumë të thjeshtë zgjedhjen e look-ut tuaj në mëngjes.  Sigurisht, asnjë gardërobë vjeshtore nuk është e kompletuar pa një palë çizme kundra shiut dhe këtë vjeshtë, ato me print amfibësh do të ishin perfekte.

Përqafoni stilin ‘komfort-chic’

Nëse jeni tip sportiv, influencat e veshjeve dhe aksesorëve sport janë kther më në modë se kurrë. Çantat marsup, atletet, felpat me kapuç dhe çantat e shpinës të cilat janë funksionale dhe ‘cool’. Mund të provoni të kombinoni edhe printet e kafshëve me një ‘hoodie’ të thjeshtë këtë vjeshtë./Indeksonline/