13:24 / E Hënë, 07 Nëntor 2022 / AR

“Për pak sa nuk vdiqa nga mbidoza”, rrëfimi emocionues nga mbreti i repit, Eminem

Eminem ka qenë pjesë e eventit “Rock & Roll Hall of Fame” gjatë fundjavës në Los Angeles.

50 vjeçarit iu bashkua vajza, Hailie Jade, ku u panë duke shkuar bashkë, transmeton Indeksonline.

Eminem ka dhënë një përformancë të zjarrtë bashkë me Ed Sheeran dhe Steven Tyler.

“Ky është i çmendur”, nisi ai fjalimin e tij.

Së dyti tha: “Unë për pak sa nuk vdiqa nga mbidoza në 2007. Më është dashur të luftoj për të depërtuar në muzikë dhe jam i nderuar dhe shumë mirënjohës që jam këtu me ju, duke bërë hiphop, sepse e dua shumë”, tha ai./Indeksonline/