11:00 / E Mërkurë, 22 Shtator 2021 / B O

Për Prishtinën dhe Kodrën e Trimave, 38-shi i LVV-Guxo takohet me deputetin Rrahmani

Kandidati për asamble në Komunën e Prishtinës, Drilon Brahimi ka takuar deputetin e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani.

Kandidati nga lista Guxo që garon me Vetëvendosjen në kryeqytet ka thënë se me deputetin Rrahmani kanë diskutuar prioritetet për Prishtinën, sidomos për lagjen Kodra e Trimave.

“Sot pata një takim me deputetin e kuvendit të republikës së Kosovës mikun tim Eman Rrahmani diskutuam rreth problemeve ne kryeqytet në veqanti problemet në lagjen tone në Kodrën e Trimave të cilat do të jenë në prioritetet tona për ti zgjidhur si në qeverisjen lokale edhe në atë qendrore” shkruan Brahimi në njoftim.

Drilon Brahimi mbanë numrin 38 në listë dhe mbetet alternativë serioze në garën për asamblenë komunale të kryeqytetit.