21:39 / E Premte, 18 Dhjetor 2020 / Blerim

Për shkak të veshjes, këngëtari kosovar fyhet nga ndjekësit

Mirud, këngëtari kosovar, po merr pjesë në Festivalin e RTSH-së.

Por, për shkak të paraqitjes së tij, me një veshje që në trojet shqiptare s’jemi mësuar shumë t’i shohim meshkujt e estradës, në adresë i kanë ardhur shumë sharje e ofendime, madje, ia gjykuan edhe seksualitetin, shkruan Indeksonline.

Kjo gjë ka bërë që këngëtari të reagojë ashpër përmes rrjeteve sociale.

Në videon e hedhur në Instagram, Mirud tha se gjithë artistët kudo në botë, veshin veshje të tilla, apo edhe më të ekzagjeruara.

“Jam burrë dhe jam artist” tha ndër tjera ai.

Reagimi i plotë: