09:23 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Për shkak të koronavirusit, Blero takohet me të bijën pas tre muajsh

Që kur u shfaqen rastet e para me koronavirus në Kosovë, vendi hyri në izolim dhe qytetarët janë munduar t’i ndjekin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njëjtë ka vepruar edhe këngëtari Blero i cili gjatë kësaj kohe nuk ka vizituar as të bijën e tij, Tarën e që mbrëmë e takoj pas gati tre muajsh.

Blero ka publikuar një fotografi së bashku me Tarën teksa shkruan “Mbas gati 3 muaj e takova dritën e syve të mi, my Tara”.

Ndërsa, gjatë kësaj kohe Blero ka qenë i fokusuar në projektet e reja muzikore, kënga e tij e fundit “Lambo” në bashkëpunim me L30 u  lansua vetëm pak ditë më parë./Indeksonline/