08:54 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Për shkak të paraqitjes së Luizit, gjen vdekjen tifozi ganez

Një tifoz i quajtur Deco, është gjendur i vdekur në shtëpinë e tij në Accra, në kryeqytetin e Ganes, shkruajnë mediat e huaja, transmeton IndeksOnline.

Skuadra e Chelseat mposhti 2 me 1 ekipin e Ateltico Madrid në stadiumin e ri të klubit spanjoll “Wanda”.

Para se Chelsea të rikthehej, David Luiz shkaktoi një penallti, duke lejuar kështu ekipin vendas të kaloi në epërsi me anë të Antonie Griezmann.

Për paraqitjen e Luizit kishte shumë komente negative dhe pozitive. Një tifozë i Bluve të Londrës në Gana, kishte komentuar paraqitjen e Luizit si pozitive, por ai është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Sipas një dëshmitari, kjo ngjarje ndodhi për shkak të paraqitjes së David Luizit.

“Treshja e tifozëve u zemëruan nga komentet e dhëna nga Deco, në lidhje me paraqitjen e Luizit. Më pas ata shkuan në shtëpinë e të ndjerit me disa thika në duar, ku lan të vdekur tifozin”, ka thënë dëshmitari për “Asempa FM”.

Besohet se tifozi i Chelseat po përpiqej të argumentonte se David Luiz bëri një paraqitje të mirë dhe është një mbrojtës i mirë.