16:16 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për të vozitur makinën e re të Citroen nuk keni nevojë për patentë

Citroen ka zbuluar konceptin e makinës së vogël përpara debutimit në Geneva Motor Show.

Ami One është një makinë me dy vende që takon rregulloren e kuadri-ciklave në Europë. Kjo do të thotë që është më pak se 1.5 m e gjerë, ka shpejtësi maksimale 45 km/h dhe peshon më pak se 450 kg.

Si rezultat, mundet që në disa shtete të vozitet pa pasur nevojë për një liçensë drejtimi.

Qëllimi i prodhimi të Ami One është ndërtimi i një makine përdorimi i së cilës të mund të ndahet me të tjerë.

Makina ka kosto të ulët prodhimi por është rezistente. “Materialet janë zgjedhur për qëndrueshmërinë”, tha konceptuesi i makinës Frédéric Duvernier, i cili drejtoi dizajnin e Ami One.

Për të ulur koston e prodhimit, ka një reduktim të madh në numrin e komponentëve që përbëjnë makinën. Dritaret e përparme dhe të pasme janë të ndryshme, por panelet trupore janë të njëjta në të gjithë trupin e makinës.

Makina integron sistemin e navigimit dhe zbavitjes së një smartfoni. Ekrani pasqyron informacionin në xhamin e përparmë, dhe drejtuesi mund të japë komanda me anë të zërit. Dritaret janë ose të mbyllura ose të hapura, nuk operohen elektrikisht.

Sipas shefes ekzekutive të Citroen, Linda Jackson, Ami One ende nuk ka filluar të prodhohet. Megjithatë ajo prezanton konceptin se si do të jenë makinat e qytetit në të ardhmen.

Gjatë prezantimit në Gjenevë, Ami One do të vozitet për gjatë shfaqjes, e cila do të zhvillohet në muajin mars.