13:23 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

Për të zbutur egërsinë e vitit 2020, fermeri mbjell dy milionë luledielli

Për të gjithë viti 2020 ka qenë një vit mjaft i tmerrshëm. Trazirat politike, padrejtësitë shoqërore dhe pandemia që i vendosi kapakun.

Të gjitha këto kanë ndikuar negativisht tek ne. Mirëpo, nëse dëshironi një vend të qetë dhe plot pozitivitet hidhni një sy nga fusha e fermerit Scott Thompson në Wisconsin, SHBA.

Këtë verë, ai vendosi të mbillte mbi dy milion luledielli, në 22 hektarë.

“Ne thjesht e bëmë atë dhe ne vetëm vazhduam të mbillnim. Ndërsa sezoni vazhdonte, pandemia nuk ikte dhe ne menduam se njerëzit mund të kërkonin diçka për të bërë, kjo ishte mënyrë e shkëlqyeshme për të mbajtur distancën shoqërore”-tha Thompson.

Fusha e luleve është e madhe dhe afërsisht një e treta e tyre pritet të lulëzojnë në vazhdim.

Siç mund ta shikoni është një vend mjaft i bukur për ta vizituar dhe njerëzit po shkojnëm me shumë kënaqësi.

Me 22 hektar lule, ka mjaft hapësirë ​​për njerëzit që të shkojnë dhe të shijojnë bimët që lulëzojnë, ndërsa ende mbajnë një distancë të sigurt nga vizitorët e tjerë, duke e bërë atë strehën e përsosur pandemike.

Por, ndërsa pandemia ndihmoi në frymëzimin e Thompson për të mbjellë fushat masive të luleve në radhë të parë, ai thotë se përgjigja nga publiku ka qenë aq e madhe saqë ai synon të vazhdojë mbjelljen e tyre edhe kur pandemia të ikë.