14:55 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Për tre muaj regjistrohen rreth 3 mijë ndërmarrje

Në tremujorin e dytë të vitit 2018 (TM2 2018) janë regjistruar gjithsej 2636 ndërmarrje.

Kështu të paktën thuhet në raportin e ASK-së për tremujorin e dytë të këtij viti, transmeton Indeksonline.

Rritje për 3.1% e ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar me tremujorin paraprak (TM1 2018).

Rritje për 17.8% të ndërmarrjeve të regjistruara vërehet krahasuar edhe me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2017).

Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: tregtia me 723 ndërmarrje të regjistruara (27.4%), prodhimi me 299 (11.3%),  akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 277 (10.5%), ndërtimtaria me 260 (9.9%), bujqësi, pylltari dhe peshkatari me 198 (7.5%),  aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 170 ndërmarrje të regjistruara (6.4%) ndërsa aktivitetet tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2537 ndërmarrje të regjistruara në këtë tremujor (96.2%), me 5 deri 9 të punësuar janë 61 sosh (2.3%), 10 deri në 19 të punësuar 25 (0.9%), 20 deri 249 të punësuar me 13 (0.5%), ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.

Temat: