21:44 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Për tri vite iu tha se ka probleme me depresion, ndërsa ajo kishte kancer!

38 vjeçarja Claire Thompson filloi të luftojë me lodhje ekstreme, humor të ulët dhe gjakderdhje pas lindjes së vajzës së saj, Eirwen, tani gjashtë vjeçare.

Gruaja thotë se mjekët e kanë diagnostifkuar atë me depresion dhe lodhej të përgjithësuar, pasi ajo shpjegoi simptomat e saj.

Megjithëse ishte e shqetësuar, vazhdoi t’i besojë mjekut të saj.

Por ajo filloi të vuante nga periudha shumë të vështira, ku filloi t’i fryhej edhe stomaku.

Pas kësaj, Claire bëri edhe disa teste të mëtejshme ku mjekët përfundimisht zbuluan një masë prej 10 cm në, por që ajo dyshonte se mos ishte ndonjë ‘cistë’.

Edhe pse vazhdoi të shtynte mundësinë për t’u paraqitur në kirurgji, më vonë u diagnostifikua me kancer-ovaian dhe iu nënshtrua një terapie të plotë, për të shpëtuar jetën e saj, transmeton Indeksonline.

Tre vjet radhazi ajo jetoi me kancer, duke i thënë se ka probleme depresioni.

“Fjala kancer ishte e madhe, pas diagnozës fillestare tërë bota ime u rrëzua përreth meje, nuk e dija ku të kthehesha. Fatmirësisht ishte burri im, Marku 38 vjeç, që ishte shumë përkrahës dhe më ndihmoi t’ia dalim së bashku”, tha ajo.

Asaj iu larguan tre tumorë, por që ishte mirënjohëse se sëmundja nuk u përhap më tepër./Indeksonline/