14:28 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Për Vedatin e “Stupcave” vera s’ka përfunduar, nis pushimet në bregdet

Edhe pse kemi hyrë në sezonin e vjeshtës, temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vend ta japin ndjesinë se vera sapo ka nisur.

Mirëpo ndonëse shumë kush i ka përfunduar pushimet në bregdet, kjo nuk ka ndodhur edhe me aktorin e njohur të humorit, Vedat Bajrami, i cili ka zgjedhur tetorin si muaj të pushimeve, shkruan Indeksonline.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një foto afer një pishine pranë bregdetit.

“Erdhi vera e tetorit”, ka shkruar Vedati, duke mos zbuluar vendin se ku ndodhet.

Ndryshe, aktori po vazhdon me serinë e tij të famshme “Stupcat” dhe mbetet një prej aktorëve të preferuar të humorit në vend./Indeksonline/

View this post on Instagram

Erdhi vera e Tetorit

A post shared by Vedat Bajrami (@vedatiofficial) on