21:20 / E Shtunë, 20 Mars 2021 / Blerim

Për vendlindje portieri i Brightonit refuzoi Anglinë/ Telefonata e Enriques ndryshoi gjithçka

Portieri i Brightonit, Robert Sanchez është befasia më e madhe në listën e trajnerit Luis Enrique për ndeshjet e Spanjës gjatë këtij muaji.

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate e kishte telefonuar portierin e klubit të Premierligës. Madje thuhet se iu bë një presion i madh, por një telefonat e Luis Enriques ndryshoi gjithçka. 23-vjeçari pa menduar dy herë zgjodhi vendin e tij të lindjes, Spanjën

“Gareth Southgate ra në kontakt me të, ai u përpoq të ndikonte në përzgjedhjen e tij. Por RFEF e kishte siguruar tashmë dhe ëndrra e tij është të debutoj me Spanjën”, kanë thënë agjencia e futbollistit ‘Stellar Group’.

Sanchez mund që të debutoj në ndeshjen ndaj Kosovës më 31 mars./IndeksOnline/