20:52 / E Mërkurë, 20 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Për vetëm pak ditë 2 mijë e 500 persona aplikuan për t’u bërë ushtarë të Kosovës

Deri të mërkurën kanë aplikuar 2.500 persona për t’iu bashkuar FSK’së.

Kolona e të rinjve që presin në hyrje të kazermës “Adem Jashari”.

Të gjithë i takojnë moshës nga 18 deri në 23 vjeç.

Ky është vetëm njëri nga kriteret që ata duhet t’i plotësojnë për t’iu bashkuar ushtrisë.

E në duar po mbajnë pjesën tjetër të dokumenteve që duhet t’i dorëzojnë për t’iu bashkuar listës së aplikantëve.

Në radhën e tyre, ishte edhe Qëndrim Ahmeti nga Rezalla e Skenderajt.

Ai dëshiron t’i bashkëngjitet idealeve që dikur kishte prindi i tij. Ahmeti ndjehet i përgatitur për t’u rreshtuar në ushtrinë e Kosovës.

Njësoj shprehet edhe Aulona Podrimçaku, e cila kishte ardhur nga Drenasi.

Të njëjtën arsye ka edhe Sali Meka. Entuziazmi është më i madh për të edhe për një arsye.

Ndërkohë që Meka po largohej nga kazerma “Adem Jashari”, pas la dhjetëra aplikues. Të tillët kishin mbushur listën deri në 2500.

Këtë e konfirmon nënkoloneli Enver Hoti.

E faza e aplikimit është vetëm një hap drejt ushtrisë. Nënkoloneli tregon procedurat e tjera.

Kohë për të aplikuar të gjithë të interesuarit, kanë edhe dy ditë. Nga të gjithë aplikuesit, do të pranohen 650 prej tyre.