09:57 / E Mërkurë, 02 Tetor 2019 / indeksADMonline

Përballen rivalët e vjetër

Xhiroja e dytë e Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet në mesjavë, ku do të ketë disa ndeshje shumë interesante.  

Të mërkurën përballen rivalët e vjetër Trepça-Bashkimi. Kjo do të jetë ndeshja e parë për mitrovicasit në këtë edicion, pasi në xhiron e parë pushuan, derisa prizrenasit në javën e parë shënuan fitore kundër Lipjanit 107:57. Të mërkurën Sigal Prishtina takohet me Ponte Prizrenin, derisa të enjten takohen Lipjani me Yllin.

Ndeshja Feronikeli-Rahoveci zhvillohet në një termin tjetër, sepse Vreshtarët luajnë në kualifikimet e FIBA Europe Cup. Peja pushon në xhiron e dytë.  

Superliga – Java 2 

E mërkurë  

17:00 Trepça-Bashkimi 

19:00 Sigal Prishtina-Ponte Prizreni 

E enjte  

19:00 Lipjani-Ylli 

Feronikeli-Rahoveci (zhvillohet në një termin tjetër)  

Peja pushon