21:03 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Përballja me Liverpool, Hasenhuttl: Cityt i kemi hequr 4 pikë, iu tregojmë sa vlejmë

Southampton to të përballet me Liverpool në ndeshjen e javës së 37-të të Premier League, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 20:45.

Një takim shumë rëndësishëm për “The Reds” që kërkojnë të luftojnë për titullin deri në ndeshjen e fundit, por trajneri i Southamton ka një mesazh për Liverpool, teksa iu kujton se Manchester Cityt i kanë hequr 4 pikë, pasi i kanë ndalur në barazim dy herë.

“E di që Jurgen Klopp do të bëjë gjithçka për të fituar këtë takim. Mendoj që është diçka fantastike për Ligën Premier që të ketë një garë kaq të fortë për titullin kampion”.

“Të gjithë janë të elektrizuar nga kjo betejë dhe ne do të jemi pjesë e duelit. City kundër nesh ka humbur katër pikë, ndërsa Liverpool na mundi në ndeshjen e parë, prandaj duam të tregojmë edhe një herë se jemi konkurrues përballë një skuadre të madhe”, tha Hasenhuttl.

Sipas trajnerit austriak, titulli në Ligën Premier është më i vështirë të fitohet se sa Liga e Kampionëve ku Liverpooli është në finale.

“Ky është titulli më i rëndësishëm sepse është më i vështirë për tu arritur. Të qëndrosh në krye për 38 javë është më e vështirë se të fitosh Ligën e Kampionëve”, tha trajneri austriak.