15:34 / E Shtunë, 11 Gusht 2018 / indeksADMonline

Përballja me Milanin, këto janë të rejat e fundit nga Real Madridi

Real Madridi do të përballet me Milanin në rrugëtimin për trofeun e parë për sezonin e ri, transmeton IndeksOnline.

Kjo ndeshje do të jetë një përgatitje shtesë për Real Madridin para ndeshjes ndaj Atletico Madridit në Superkupën spanjolle.

Julen Lopetegui do t’ju japë minutazh lojtarëve të skuadrës së parë, të cilët s’kanë qenë pjesëmarrës në turneun para-sezonal.

Lojtarët si Casemiro, Marcelo, Raphael Varane dhe Luka Modric nuk janë përgatitur gjatë verës shkaku i pushimeve të stërgjatura pas Kupës së Botës.

Mbrëmja gjithashtu do të jetë mundësi që të përgëzohen pjesëmarrësit në Kupën e Botës, ”Rusia 2018”.

E në veçanti Raphael Varanen, i cili ishte fitues i këtij kompeticioni me Francën, por edhe Modricin, i cili ishte në finale me Kroacinë.

Thibaut Courtois gjithashtu do të debutojë me skuadrën e re pas transferimit nga Chelsea këtë javë.

Portieri belg ka qenë duke u stërvitur rregullisht me Real Madridin që nga e enjtja dhe besohet se është i gatshëm për lojë./IndeksOnline/