20:36 / E Premte, 08 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Përçarjet brenda Vetëvendosjes, reagon Molliqaj

Pas daljes në publik të mesazhit të deputetes së VV’së, Aida Dërguti, me anë të cili e ka fyer Albin Kurtin, ka reaguar edhe vëllai i Dardan Molliqajt, Vloriani.

Ai në një postim në Facebook nuk ka folur aq fjalë të mira për Kurtin mbi fuqinë e tij në VV. Sipas tij Kurti nuk është “baba” i partisë.

Ky është postimi i plotë i Vlorian Molliqajt:

A e ka dëgjuar dikush ndonjëherë Albin Kurtin tek thotë që Lëvizja është e tij, siç disa sot po e quajnë ”Lëvizja e Albinit”?

A e ka dëgjuar dikush ndonjëherë Albin Kurtin tek e quan veten BABË?

JO! Përkundrazi! Albin Kurti dikur na mësoi që nuk ka njëri të pazëvendësueshëm.

Albin Kurti dikur na mësoi që në një organizatë nuk duhet të ketë BABË por duhet të ketë IDE.

Albin Kurti dikur na mësoi që individi në organizatë nuk mund të jetë më i rëndësishëm sesa ideja.

Mbase Albin Kurti sot nuk pajtohet me këtë status, por le ta dijë që me këtë status veçse po i bëjë nderë. Po e bëjë pikërisht atë që ai na e mësoi dhe kërkoi dikur.

E ata që po e quajnë Albinin BABË dhe që po e mitizojnë atë, nuk ia duan të mirën as Albinit e aq më pak Lëvizjes. Ata nuk janë asgjë tjetër përveç ushtarë të Facebookut, oportunistë e përçarës.

#skaBABË #kaIDE