22:35 / E Mërkurë, 22 Janar 2020

Përditësimet ekstra të Windows 7 do ti kushtojnë 800,000 euro qeverisë Gjermane

Qeveria Gjermane do të përballet me një faturë prej 800,000 eurosh sepse dështoi të përfitonte nga oferta falas e Windows 10-ës ndërsa mbështetja për Windows 7 ka përfunduar.

Gazeta Gjermane Handelsblatt raportoi se Ministria Federale Gjermane do të sigurojë afro 33,000 kompjuter me Windows 7 që do të thotë ti paguajë Microsoft tarifë për çdo pajisje për një vit shtesë mbrojtje.

Microsoft i dha fund mbështetjes për Windows 7 javën e kaluar por miliona kompjuter ende kanë sistemin operativ. Ndërsa Microsoft nuk do të ofrojë përditësime sigurie për publikun, bizneset mund të paguajnë për to nëse duan të qëndrojnë të sigurte.

Përditësimet kushtojnë 25 dollarë në vit për një pajisje me Windows 7 Enterprise, tarifë e cila dyfishohet në 2021 në 50 dollar dhe katërfishohet në 2022 në 100 dollarë.

Akoma edhe më keq për ata që kanë Windows 7 Pro e cila kushton 50 dollarë vitin e parë, 100 dollarë vitin e dytë dhe 200 dollarë vitin e tretë. Qeveria Gjermane është në mesin e një përditësimi në Windows 10 por nuk ka arritur të përditësojë çdo kompjuter në kohë. 20,000 nga 85,000 kompjuterë që ka qeveria në Berlin kanë Windows 7.