11:33 / E Martë, 07 Maj 2019 / indeksADMonline

Përdori fëmijët për pornografi, arrestohet kaçanikasi

Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka keqpërdorur fëmijët për pornografi.

Të dyshuarit i është sekuestruar një telefon celularë.

“Njësitet e DHKO-së kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale të lartcekur. Njësitet policore si provë materiale kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /Indeksonline/