22:06 / E Mërkurë, 19 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Përdorimi i drogës nga burrat, ndikon në ndryshimin e ADN-së së spermës së tyre

Burrat duhet të ndalojnë përdorimin e kanabisit për të paktën gjashtë muaj para se të tentojnë të kenë fëmijë, kanë paralajmëruar shkencëtarët.

Studiuesit morën mostrat e spermës nga 12 burra të cilët përdorin drogën së paku një herë në javë dhe gjetën ndryshime në ADN.

Ndryshimet u gjetën në ADN që kodon në rritjen dhe zhvillimin e organeve, me të tilla mutacione gjenetike edhe duke u lidhur me kancerin.

Megjithëse e paqartë nëse këto ndryshime mund të kalohen tek fëmijët e tyre, shkencëtarët pas studimit kanë këshilluar burrat të ndalojnë drogën të paktën 6 muaj para se të planifikojnë familje.

Në studimin e parë të këtij lloji, mostrat e spermës u morën nga njerëzit mes moshës 18-40 vjeçe, të cilët pretendonin se përdorën kanabis të paktën një herë në javë gjatë gjashtë muajve të fundit.

Këto mostra u krahasuan me spermatozoidët e 12 burrave që nuk kishin përdorur kanabis gjatë gjashtë muajve të fundit dhe kishin përdorur maksimumin dhjetë herë gjatë gjithë jetës së tyre.

Mostrat e urinës konfirmuan përdorimin e marihuanës.

Rezultatet mbështetën të gjeturat e fundit se përdoruesit e kanabisit kanë përqendrime të ndjeshme të spermës në mënyrë të konsiderueshme sesa ata që nuk përdorin.

Kur ADN-ja e spermës së pjesëmarrësve u analizua, studiuesit gjetën se kanabisi lidhet me ndryshimet gjenetike.

Sa më e lartë sasia në urinën e meshkujve, aq më të forta ishin ndryshimet e mbajtjes së mutacioneve./Indeksonline/