22:01 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Përdorni ujin me limon, keni këto benefite

Konsumimi i lëngut të limonit dhe ujit në jetën e përditshme, ju sjell përftime të mëdha.

Limoni nuk kushton shumë, është i përballueshëm nga të gjithë dhe shumë i njohur për përdorimin e tij në kuzhinë dhe mjekësi.

Lëngu i limonit ka 5% acid citrik që i jep shijen e thartë atij, limoni është një burim i pasur i vitaminës C, përmban gjithashtu vitaminën B, riboflavin dhe minerale, si kalciumi, fosfori, magnez dhe gjithashtu proteinë dhe karbohidrate.

Uji me limon është një pije e shëndetshme, veçanërisht nëse merret në mëngjes.

Konsumimi ditor i ujit me limon ka dobi të mëdha shëndetësore pasi është i mirë stomakun, lëkurën, dhëmbët, kuron infeksionet e fytit, ndihmon rënien nga pesha, kontrollon presionin e gjakut, përmirëson frymëmarrjen, ul temperaturën, pastron gjakun dhe është i mirë për trajtimin e reumatizmit.