10:27 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Përdoruesit ankohen për iOS 13.2

OS 13.2 mund të rezultojë shumë problematik, sidomos kur keni disa aplikacione të hapura njëherazi. Edhe më keq është situata me iPhone 11 Pro dhe iPad Pro.

Sajti MacRumors grumbulloi disa ankesa përdoruesish nga burime të ndryshme, të cilët flisnin për menaxhim agresiv të memories RAM. iOS 13.2 ka për tendencë të rihapë aplikacione sa herë që i aksesoni kur janë në sfond edhe pse mund të ketë kaluar shumë pak kohë.

Si rezultat do të humbisni çdo gjë që keni qenë, duke shikuar apo bërë dhe bërë të vështirë punën me disa aplikacione njëherazi.

Disa përdorues ankoheshin se iOS 13.2 rihap aplikacionin YouTube vetëm një minutë nga përdorimi duke i bërë të humbasin videot që kanë qenë duke parë.

Përdorues të tjerë thonë se aplikacioni i mesazheve dhe Safari rihapen sa herë që kalojnë në sfond. Në forumet e Apple kanë postuar shumë ankesa dhe jo vetëm por edhe Reddit, Twitter etj.