17:10 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Përdoruesit e “Samsung” u zgjuan me një mesazh misterioz në celularin e tyre

Përdoruesit e celularëve “Samsung” u zgjuan sot me një mesazh misterioz në celularin e tyre.

Njoftimi erdhi nga aplikacio9ni “Find My Mobile” e Samsung dhe përmbajtja e mesazhit ishte thjesht numri “1”.

Në Tëitter, përdorues nga e gjithë bota u ankuan për këtë gjë pasi, sipas tyre, i harxhoi baterinë e celularit.

Samsung konfirmoi se bëhet fjalë për një “notification” të dërguar pa dashje.

“Së fundmi, një “notification” për “Find My Mobile 1” është dërguar në një numër të kufizuar pajisjesh Galaxy.

Njoftimi u dërgua pa dashje gjatë një testimi të brendshëm dhe nuk ka asnjë ndikim në celularin tuaj. Kërkojmë ndjesë për shqetësimin që mund t’i ketë shkaktuar klientëve tanë”, shkruan kompania në rrjetet sociale.