17:41 / E Enjte, 02 Gusht 2018 / indeksADMonline

Perez i kundërpërgjigjet Interit për Modricin

Interi thuhet se është duke kërkuar të transferoj futbollistin më të mirë të Kupës së Botës në Rusi, Luca Modric.

Skuadra e Spalletit madje mendohet se ka pasur kontakte me drejtues të Real Madridit, shkruan indeksonline.

Por, sipas Marca, presidenti i Los Blancos, Florentino Perez i ka kërkuar italianeve 750 milionë euro për shërbimet e kroatit.

“Rasti i vetëm në të cilin Modric mund të largohet është me një pagesë prej 750 milionë euro” deklaroi numri një i ‘Merengues’.

Fjalët që, sigurisht, e komplikojnë një transferim të mundshëm në Inter, i cili tani rrezikon të humbasë edhe Arturo Vidalin që është shumë afër Barcelonës. /IndeksOnline/