15:54 / E Diele, 11 Qershor 2023 / Gj. Sh

Perez i premton tifozit të Real Madridit: Do firmosim me Mbappe

Florentino Perez nuk heq dorë nga Kylian Mbappe. Presidenti i Real Madrid tenton prej vitesh të transferojë yllin francez në “Santago Bernabeu”. Dhë në shumë raste i ka shkuar pranë firmës me sulmuesin e PSG-së.

Një tifoz i “Los Blancos” e ka ngacmuar kreun e klubit më të titullar në planet në lidhje me Mbappe. Dhe përgjigja e Perez ishte e prerë, duke theksuar se ai nuk është dorëzuar ende në lidhje me afrimin e 24-vjeçarit.

Po, ne do të marrim Mbappe, por jo këtë vit”, u shpreh Florentino Perez në lidhje me një ndër futbollistët më të mirë në qarkullim.

Vetë francezi e ka shprehur disa herë dëshirën e tij për të luajtur një ditë me Realin. Gjatë merkatos së kësaj verë ndoshta nuk realizohet transferimi, por një ditë ai pritet të zbarkojë në kryeqytetin spanjoll si lojtari më i ri i Real Madrid.