09:24 / E Enjte, 28 Mars 2019 / indeksADMonline

Perez më në fund hap “thesin”, 500 milionë për tre yjet e futbollit

Pasi fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi, Real Madrid ka zhvilluar një sezon të dështuar në aspektin e fitimit të një trofeu.

Florentino Perez riktheu Zinedine Zidanen në skuadër por planifikon të bëjë disa goditje të mëdha gjatë verës.

Eriksen është përmendur gjatë se do të jetë “truri” i skuadrës, por gazeta franceze “L’Equipe” ka zbuluar tre objektivat tjerë të madrilenëve.

Kylian Mbappe, Paul Pogba dhe Eden Hazard mund të jenë tre futbollistët që do të veshin fanellën e bardhë sezonin e ardhshëm.

Për të realizuar një projekt të tillë, Perez do të duhet t’i shpenzoj 500 milionë euro. /IndeksOnline/