75 Mall Live Search
23:56 / E Enjte, 09 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Perez mendon për zëvëndësuesin e Ancelottit, ka tre emra në list

Carlo Ancelotti nuk e ka të sigurt të ardhmen në stolin e Real Madridit.

Tekniku italian, së fundi është lidhur me afrim me kombëtaren braziliane, e cila ka mbetur pa trajner që nga largimi i Tites, pas eliminimit në Kupën e Botës, shkruan IndeksOnline.

Presidenti i Real Madridit ka nisur tashmë të gjej emrat e mundshëm për të zëvëndesuar Ancelottin.

Në list janë tre emra të trajnereve të rinjë, të cilët ishin edhe futbollistë të klubit mbretëror.

Ish legjenda e klubit, Raul Gonzalez, i cili është duke udhëhequr skuadrën e të rinjeve, është njëri prej favoriteve për të zëvëndësuar Ancelottin.

I dyti në listë është Xavi Alonso, i cili aktualisht është trajner i skuadrës gjermane Bayer leverkusen.

Ndërsa emri i fundit i pëlqyer nga Perez, është ish futbollisti Alvaro Arbeloa./IndeksOnline/