75 Mall Live Search
08:26 / E Premte, 29 Maj 2026 / L A

Perez rreth qëndrimit të Viniciusit: Shpresoj që ai ta rinovojë kontratën

Florentino Perez po përgatitet për zgjedhjet e brendshme të Realit.

Ato do të mbahen 3 vjet më herët seç ishin planifikuar, me spanjollin i cili do të ketë përballje direkte me një kundërshtar pas më shumë se 20 vjetësh, kundër Enrique Riquelmes.

Perez, më tutje lavdëroi yllin brazilian, Vinicius Jr i cili ndonëse nuk pati sezone ideale vitet e fundit shpreson që ai të vazhdojë kontratën me “Los Blancos”-in.

“Vinicius Jr? Shpresoj që ai ta rinovojë kontratën. Ai është një nga më të mirët në botë”, ishin fjalët e tij.

Zgjedhjet e brendshme të Realit pritet të mbahen, më 7 qershor./IndeksOnline/